Showtime

Pas propozimit, Kiara ia merr ‘hakun’ Luizit

04/23/2023 09:45
nga:Genita C

Mbrëmjen e djeshme Luizi i propozoi Kiarës për martesë pasi për dy ditë rrjesht e bëri të dyshonte te dashuria e tij.

Ai iu ul në gjunjë duke i kërkuar të martohen.

Kiara shpërtheu në lot, por reagimi i saj ishte epik. “Po, pranoj, por dua të ta fus një shpullë”, tha moderatorja.

Arbana: E ka hak Kiara, e ka hak.

Më tej Kiara i dha një shpullë Luizit duke thënë se ka qenë shumë e mërzitur dhe ka qarë shumë nga loja e tij.