Don Xhoni dhe Butrint Imeri, janë dyshja që së fundi janë komentuar shumë.
Kjo pasi dyshja kanë prishur raportet e tyre miqësore, shkruan lajmi.net.
Butrinti festoi ditëlindjen pak ditë më parë teksa mungoi reperi nga Drenica.
Pas lajmeve se dyshja ndanë rrugët miqësore, ata edhe hoqën njëri-tjetrin nga ‘Instagrami’.
E së fundi, Don Xhoni ka bërë një reagim në ‘Instagram’.
“Mos u merakosni shumë”, ka shkruar teksa shfaqet i buzëqeshur.
Theksojmë se kjo prishje e rastësishme mund të jetë edhe strategji.
Dyshja ose po e bëjnë për vëmendje ose do të sjellin ndonjë bashkëpunim.