Showtime

Pas plagosjes, flet Vali Corleone: “I thash më gjuaj qika ime”

08/12/2022 19:26
nga:G C

Në orët e para të mëngjesit të së enjtës, u plagos Prince Valentino Corleone në shtëpinë e tij në Gjilan.

Lidhur me këtë rast është arrestuar një vajzë 22-vjeçare (A.S) e cila dyshohet se e ka plagosur Valin.

Ditën e sotme Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të pandehures.

Ndërsa Vali Corleone e ka konfirmuar rastin duke treguar se si ka ndodhur ngjarja.

“Po jam i plagosur nga vazja që e kam rritur vet dhe që e kam si qik e imja, dhe e kam si qik timen absolutely. Më ka gjuajtur me pistolet me plumb në këmbën e djatht sepse kemi qenë duke lozur në lojë të Casinos që quhet Barbut dhe kush humb në lojë do e han një plumb në këmbë… Dhe në këtë lojë me bast me vdekje ndoshta dhe pastaj humba unë dhe I thash qikes me gjuaj tani! Ajo më tha jo babi nuk mundem, unë I thash më gjuaj se jam King, kemi luajtur me bast kështu dhe do zbatohet po nëse nuk më gjuan atëherë do të gjuaj unë ty për shkaqe që nuk zbaton rregullat e bastit të lojës, më kuptove qika ime e vogel jam babi yt, kingu më gjuaj shpejt fire. Dhe qika duke i ra lotët më gjuajti në këmbë plumb 9 mm dhe pastaj kam pas hsumë gjakderdhe por faleminderit doktorave professional me shumë shpejtësi ma shpëtuan jetën sepse isha duke vdekur nga gjakderdhja”, tha Vali për Express.

Po ashtu, ai njoftoi se tani është në shtëpinë e tij duke u shËruar nga plagët dhe se është liruar nga spitali.

“Tani jam në shtëpi duke u shëruar, kam dal nga spitali I Gjilanit ose i Italisë t’vogël!!”, tha Vali.