Showtime

Pas pesë muajve, Ilir Shaqiri bën takimin më emocionues në jetën e tij

02/19/2022 00:27
nga:Genita C

Big Brother VIP sonte ka përgatitur një befasi për Ilir Shaqirin.

Shaqiri si një nga dy finalistët e fundit është dërguar në Teatrin e Operës dhe Baletit, në Tiranë.

Ai atje ka takuar babanë e tij në audiencën e teatrit, ku emocionet dhe lotët kanë qenë të pashmangshëm.

Ai gjithashtu ka takuar edhe Inva Mulën. Kjo e fundit ka kënduar në skenën e operas dhe baletit teksa Ilir Shaqiri ka vallëzuar nën tingujt e muzikës së saj.