Policia e Kosovës në vazhdën e realizimit të objektivave strategjike për parandalim të veprave penale, konkretisht luftën e pa kompromis ndaj kontrabandës së mallrave, sot në orët e hershme të mëngjesit ka filluar realizimin e një operacioni policor i cili ka përfshirë 28 lokacione të ndryshme, përfshirë edhe Mitrovicën e veriut.
Gjatë zhvillimit të këtij aksioni, kryetari i Mitrovicës së jugut, Agim Bahtiri, iu ka bërë thirrë qytetarëve për qetësi dhe maturi, përderisa ka kërkuar nga policia që të garantoj sigurinë e qytetarëve shqiptarë që jetojnë në pjesën veriore të Kosovës.
Pak pasi që ky aksion u shpall i përfunduar nga kryeministri Albin Kurti, Mitrovicën po e viziton kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili është takuar me kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtiri.
Ndryshe, para pak ditësh ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla së bashku me kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtirin, kishin takuar banorët e fshatit Suhodoll që gjendet matanë lumit Ibër.
Në fjalën e tij para banorëve, ministri Sveçla në mënyrë indirekte kishte paralajmëruar veprime në veri me qëllim të kthimit të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.