Pas zyrtarizimit të zgjatjes së kontratës me Pedrit me Barcelonën, prioritet i rradhës për klubin spanjoll është rinovimi i Ansu Fatit.
Barcelona është në bisedime të vazhdueshme me agjentët e lojtarit Ansu Fati, përcjell GazetaBlic Sport.
Megjithatë, “Blaugranët” duket se do ta kenë më të vështirë bindjen e Ansu Fatit.
Raportohet se bisedimet mes palëve kanë ngecur dhe nuk po shkojnë aq shpejt sa që ishte pritur nga drejtuesit e Barcelonës, por klubi spanjoll janë të bindur se lojtari do të vazhdojë kontratën.
/GazetaBlic Sport/


