Sporti

Pas paraqitjeve fantastike me Romën, Tammy Abraham grumubllohet me kombëtaren e Anglisë

10/04/2021 17:30
nga:Lorik J

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate ka ftuar Tammy Abraham për ndeshjet e muajit tetor.

24-vjeçari ka shënuar katër gola dhe ka dhënë dy asistime për klubin e Romës, andaj Gareth Southgate e sheh si të arsyeshme për ta grumbulluar atë në ndeshjet e ardhshme që zhvillon kombëtarja angleze, shkruan GazetaBlic Sport.

Abrahami ka bërë 10 paraqitje që nga transferimi i tij në kryeqytetin italian, duke qenë zgjedhja e parë e sulmit për Mourinhon tek Roma.

Abrahami bëri një paraqitje tjetër të mirë për Romën të Dielën, pasi ata mundën Empolin 2-0.

/GazetaBlic Sport