Lajme

Pas paralajmërimit të Fahrije Hotit, reagon Peci: Publikon dokumentin që KB “Krushës” iu refuzua granti në vitin 2019

11/23/2024 19:14
nga:Sh R

Ministri i Bujqësisë Faton Peci, ka reaguar pasi Kooperativa Bujqësore “Krusha” dhe Fahrije Hoti, dolën me njoftim se të hënën do të mbajnë një konferencë për media.

Peci në rrjetin social Facebook ka publikuar një dokument të vitit 2019, për të dëshmuar se si në Qeverinë, Haradinaj i ishte refuzuar aplikimi për grant kësaj kooperative.

“Siç edhe e kam paralajmëruar, ja dëshmia që në vitin 2019, në kohën e koalicionit PAN dhe Qeverisë Haradinaj, i refuzohet aplikimi për grant Kooperativës Bujqësore “KRUSHA”. Edhe në vitin 2019 kemi pasur media të lira, por që asnjëherë ky refuzim s’ka përbërë lajm! E qe besa as deputeten Time Kadrijaj nuk e kemi parë të protestojë në Kuvend”, shkroi ministri Peci.