Lajme

Pas pak mbyllen vendvotimet: Kolona të gjata në rrugët e Ferizajt

02/09/2025 18:53
nga:Y I

Minutat e fundit të votimit kanë sjellë një fluks të madh qytetarësh në Ferizaj, duke shkaktuar kolona të gjata në rrugët kryesore të qytetit.

Shumë qytetarë po shfrytëzojnë momentet e fundit për të ushtruar të drejtën e tyre të votës, duke bërë që numri i votuesve të rritet ndjeshëm në këto çaste të fundit të procesit zgjedhor.

Autoritetet janë në terren duke menaxhuar situatën, ndërsa vendvotimet pritet të mbyllen së shpejti.