Sporti

Pas pak hidhet shorti për Conference League, skuadrat shqiptare do të mësojnë kundërshtarët e mundshëm

07/18/2022 13:31
nga:L J

Sot do të hidhet shorti për raundin e tretë të kualifikimeve për Conference League.

Disa skuadra shqiptare janë ende në garë për kualifikimin e mundshëm në Conference League, shkruan GazetaBlic Sport.

Drita, Ballkani, Tirana, Laçi, Vllaznia dhe Shkëndija janë skuadrat shqiptare që garojnë në raundin e dytë kualifikues për Conference League.

Në rast se kalojnë kundërshtarët e këtij raundi, atëherë ekipet shqiptare do të jenë shumë afër grupeve të Conference League.

Sot nga ora 14:00 do të hidhet shorti për të mësuar kundërshtarët e raundit të tretë.

/GazetaBlic Sport