Janë kompletuar 32 skuadrat që do të marrin pjesë në sezonin 2023/24 në Ligën e Kampionëve, kompeticionin më të madh të futbollit në Evropë.
Sot, nga ora 18:00 do të hidhet shorti, ku skuadrat do të mësojnë kundërshtarët e tyre në fazën e grupeve të këtij kompeticioni, shkruan GazetaBlic Sport.
Kanali Sport 1 do të transmetojë shortin direkt, teksa gjithçka do të fillojë nga ora 18:00.
Më poshtë keni të gjitha skuadrat që kanë siguruar kualifikimin:
Vazoja e parë:
Benfica, Barcelona, Bayern Munich, Feyenoord, Manchester City, Napoli, PSG, Sevilla.
Vazoja e dytë:
Atletico Madrid, Arsenal, Borussia Dortmund, Inter, Leipzig, Manchester United, Porto, Real Madrid.
Vazoja e tretë:
Lazio, Milan, Salzburg , Shakhtar Donetsk , Sporting Braga, Red Star, PSV Eindhoven, Kopenhagen.
Vazoja e katërt:
Galatasaray, Lens, Newcastle, Real Sociedad, Union Berlin, Celtic Glasgow, Young Boys, Antwerp.


