Kryeministri, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë pritur në takim komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Ozkan Ulutash.
Si thuhet në njoftim e zyrës së Kryeministrit në takim u diskutua për bashkëpunimin në mes të Kosovës dhe misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR dhe situatës së sigurisë në vend.
“Në takim u vlerësua se komunikimi dhe takimet e rregullta janë në shërbim të bashkërendimit sa më të mirë ndërmjet institucioneve të sigurisë. Kryeministri e falënderoi komandantin Ulutas për bashkëpunimin e mirë, për rolin dhe kontributin e tij dhe të KFOR-it për sigurinë dhe paqen”, thuhet në njoftim.
Gjatë se premtes edhe presidentja Osmani e ka pritur në takim komandantin e KFOR-it.