Në Shqipëri janë rikthyer vdekjet nga COVID-19 pas më shumë se një muaj pa asnjë fatalitet.
Në të dhënat e fundit që bën publike Ministria e Shëndetësisë bëhet e ditur se ka humbur jetë një qytetar 74 vjeç nga Kurbini, i cili nuk ishte vaksinuar.
Rasti i fundit me vdekje nga coronavirus në vendin tonë ishte shënuar më 26 qershor, raporton Euronews Albania.
Që prej nisjes së pandemisë, në Shqipëri ka pasur 2 457 humbje jete nga COVID-19.
Sa u takon rasateve të reja, nga kryerja e 3 316 testime kanë rezultuar të prekur 30 persona.
Aktualisht janë 321 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin, ndërsa vihet re një rritje e rasteve që kanë nevojë për trajtim spitalor duke e çuar numrin në 17 pacientë.