Lajme

Pas një fjalosje në rrugë, një person mbetet i plagosur rëndë

12/05/2021 21:38
nga:A. R.

Një 41-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë tek spitali i Traumës në Tiranë, pasi u plagos gjatë konfliktit me një person tjetër në lagjen “Vullnetari” në Elbasan.

Gjatë konfliktit ai është rrëzuar në shkallët e lokalit ku ndodheshin dhe për pasojë dëmtoi kokën.
Nuk dihet ende shkaku i konfliktit mes tyre, ndërsa policia po përpiqet të identifikojë dhe kapë autorin.
“Më datë 05.12.2021, në lagjen “Vullnetari”, në një lokal, shtetasi A.Q, 41 vjeç, pas një konflikti fizik të çastit me një person ende të paidentifikuar, është rrëzuar në shkallët e lokalit e për pasojë ka është dëmtuar në kokë dhe po transportohet për në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjeksore më të specializuar. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje po krehin zonën me qëllim kapjen e autorit”, sipas policisë.
Policia po kreh zonën, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes së rëndë.