Pasi arabët blenë Newcastle United, tani një tjetër klub anglez mund të marrë pronarë të rinj super të pasur.
Miliarderi amerikan Henry Mauriss është gati të blejë Sheffield United. Athletic shkruan se Mauriss është duke përgatitur një ofertë dhe se kjo nuk është përpjekja e tij e parë për të blerë klubin në Angli, ai ka tentuar më parë të blejë Newcastle, përcjell GazetaBlic Sport.
Sheffield United pritet të luftojë për playoff-in në Championship këtë sezon dhe Mauriss dëshiron të blejë Sheffield për ta kthyer atë në një ekip serioz të Premier League në vitet e ardhshme.
Qëllimi është krijimi i një klubi që do të luftonte rregullisht për të garuar në garat evropiane.
Klubi do t’i kushtonte rreth 115 milionë funte, por miliarderi amerikan duhet të kalojë të gjitha kontrollet administrative dhe ligjore përpara se të mund të blejë Sheffield.
/GazetaBlic Sport.


