Showtime

Pas ndarjes së Bashkimit me Alvisën, reagon ish i dashuri me të cilin u zu ‘live’

01/24/2022 12:32
nga:Donika Fetahu

Ditën e djeshme Bashkimi ish-konkurrenti i “Për’puthen”, bëri të ditur lajmin se ai dhe Alvisa, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, pa shpjeguar më shumë arsyjen e ndarjes.

Edhe pse dyshja u deklaruan për njëri-tjetrin dhe vendosën që njohjen ta vazhdojnë jashtë, kjo gjë nuk shkoi siç e kishin planifikuar, duke përfunduar me ndarje, shkruan GazetaBlic.

Për këtë ndarje nuk mungoi reagimi i ish të dashurit të Alvisës, me të cilin kanë pasur një përballje të ashpër gjatë emisionit. Në një postim në rrjete sociale ai ka shkruar:”Gënjeshtra dhe mashtrimi kanë një datë skadence. E vërteta mbetet e vërtetë edhe nëse askush nuk e beson. Gënjeshtra mbetet gënjeshtër edhe nëse të gjithë e besojnë”./GazetaBlic/