Afrona Dika ka qenë në vëmendje gjatë kësaj kohe për shkak se u komentua sërish për një ndarje.
Bukuroshja, e ndjekur nga mijëra njerëz në Instagram, duket se bëri me dije se është ndarë edhe partneri i saj zviceran.
Kjo më pas u përfol jashtëzakonisht shumë në rrjetet sociale e faqet rozë, pasi kanë kaluar vetëm një vit që nga ndarja nga këngëtari Blero.
Blogerja shqiptare, e cila jeton dhe vepron në Zvicër, së fundmi po ashtu ndau një shkrim në InstaStory.
“Fati i secilit prej nesh është i shënuar”, kanë qenë fjalët e Dikës.
Ajo konfirmoi më parë se ishte në një romancë me një djalë të quajtur, James, të cilin më nuk e ndjekë në Instagram.
Sidoqoftë, Afrona tani është zhvendosur tërësisht në Zvicër duke qenë se ka dhe një klinikë estetike.