Ish-banorja e edicionit të parë të “BBVK”, Gresa Hoti, gjatë qëndrimit të saj aty,krijoi lidhje më një nga konkurentët.
Andi ishte ai që ja rrëmbeu zemrën modeles. Por pas ndarjes, në intervistat e realizuara, modelja nuk kishte pranuar nëse kishte krijuar ndonjë një lidhje të re.
Mesa duket ajo tani ka dashur ta bëjë publike statusin e saj, pasi në një pyetsor që ajo bëri në Instagramin e saj, e ka pranuar që tani është në një marrëdhënie.
“A je single?”, ishte një ndër pyetjet që iu drejtua asaj.
“Jo valla sjom”, shkroi ajo duke e bërë të ditur se tashmë qenka e dashuruar pas ndarjes së bujshme nga Andi.