Showtime

Pas ndarjes me Bill Gates, Melinda bëhet miliardere

05/06/2021 00:58
nga:Gazeta Blic

Bill Gates dhe Melinda French-Gates tashmë po ndajnë pasurinë e tyre pasi i dhanë fund martesës.

Melinda është bërë miliardere, raporton Forbes.

Mjeti transportues i investimeve të Bill Gates, Cascade Investment, transferoi 1.8 miliardë dollarë tek Melinda të hënën, të njëjtën ditë kur çifti njoftoi divorcin.

Melinda mori edhe 2.94 milionë aksione të “AutoNation” dhe 14.1 milionë aksione të “Canadian National Railway Co.”, të cilat kanë vlerë respektivisht 309 milionë dhe 1.5 miliardë dollarë.

Transferimi i aksioneve shkakton një dëm të vogël në pasurinë neto të Bill Gates e cila ra në 128.6 miliardë dollarë nga 130.4 miliardë dollarë sa ishte.

Por edhe pas transferimit me dhjetë shifra, themeluesi i Microsoft mbetet personi i katërt më i pasur në botë.