Masat të cilat u vendosën për ta parandalur përhapjen e virusit korona i kanë penguar shumë çifte ta kurorëzojnë dashurinë e tyre, me ç’rast shumë dasma janë shtyrë e shumë të tjera u anuluan tërësisht.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Shkurte Fejza, ka reaguar ndaj vendimeve të marra nga qeveria Kurti, shkruan GazetaBlic.
Fejza në një prononcim për GazetaBlic u shpreh se, ka kaluar një vit që artistët nuk kanë pasur asnjë mbështetje materiale, teksa ju ndaluan aktivitetet.
Shkurte Fejza nuk la pa përmendur edhe grumbullimin e politikanëve gjatë fushatave zgjedhore.
“I kanë ndaluar dasmat që mund të lejohen me 50% të kapaciteteve dhe i dëmtojnë një varg biznesesh që lidhen direkt dhe indirekt me këtë industri, dhe në anën tjetër gjatë fushatës grumbulloheshin nga 2 mijë persona në të njejtat lokale“, tha Shkurte Fejza.
“Ua kujtojë politikanëve se edhe artistët janë njerëz, kanë familje dhe jetojnë nga kjo punë ndershëm duke paguar tatime për 20 vjet me radhë“, shtoi ndër të tjerash Fejza./GazetaBlic/
VENDIMI I QEVERISË PËR DASMAT:



