Lajme

Pas Monakos, Ministrja Gërvalla nis vizitën zyrtare në Andorra

01/25/2024 20:23
nga:G C

Pas takimeve të mbajtura në Principatën e Monakos, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, nis vizitën zyrtare në Andorra, ku do të zhvillojë takime me krerët e institucioneve më të larta shtetërore të këtij shteti.

Ministrja Gërvalla do të pritet në takim nga Kryeministri, Xavier Espot Zamora, Kryetari i Parlamentit Carles Ensenyat Reig dhe Ministrja e Punëve të Jashtme, Imma Tor Faus. Në fokus të takimeve do të jetë bashkëpunimi mes dy shteteve dhe mbështetja e Andorrës në rrugën e anëtarësimit të Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë.

Vizita e Ministres Gërvalla në Andorra është një mundësi e mirë e zhvillimit dhe fuqizimit të raporteve diplomatike mes dy shteteve, rritjen e bashkëpunimit në turizëm, shkëmbim të eksperiencave në diplomaci dhe fusha tjera me interes të përbashkët.