Showtime

Pas modeles ruse, Don Xhoni bëhet bashkë në Dubai me një tjetër person VIP

12/17/2021 14:11
nga:Genita C

Takimi i parë i Don Xhonit dhe modeles ruse, Ariana është bërë në Dubai ku me disa foto u aluduan se konfirmuan lidhjen e tyre të dashurisë.

Don Xhoni është shumë aktiv në rrjetet sociale ku ka ndarë me ndjekësit imazhe të ndryshme nga ky vend luksoz, shkruan GazetaBlic.

Modelja u harrua dhe tani pranë reperit drenicak është duke qëndruar Butrint Imeri me të cilin është duke bashkëpunuar në një projekt muzikor.

Të dy kanë publikuar disa video në Dubai dhe bëri që të dyshohet se videoklipi i këngës së tyre do të xhirohet po në këtë vend./GazetaBlic/