Pasi u miratua në lexim të dytë Projektbuxheti për Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e vitit 2025, shefja e Grupit Parlamentar të VV’së, Mimoza Kusari- Lila ka bërë një “selfie” me deputetët e pozitës.
Buxheti u votua me 61 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Opozita e kundërshtoi këtë projektbuxhet dhe në momentin e votimit nuk qe e pranishme në sallë.