Sporti

Pas Mbappe një tjetër lojtar vë përballë në merkato PSG dhe Real Madrid

05/23/2022 18:43
nga:E K

Kylian Mbappe “futi” në sherr PSG dhe Real Madrid, me skuadrën franceze që arriti të binde sulmuesin për të qëndruar në Francë.

Nga ky rinovim kanë ngelur të mërzitur të gjithë “Los Blancos” të cilët tashmë kanë filluar një tjetër “luftë” me PSG, me dy ekipet që duelojnë për të njëjtin lojtarë që duan ta transferojnë gjatë merkatës së verës.

Këtë herë është për mesfushorin e Monacos, Aurelien Tchouameni. 22-vjeçari që luan në rolin e mesfushorit defensivë është objektiv i dy skuadrave të mëdha që duan transferimin e tij.

L’Equipe” ka raportuar se Real Madrid, PSG e Liverpool kanë kontaktuar Monacon dhe agjentin e futbollistit.

Mbetet të shihet nëse këtë luftë do ta fitojë “Los Blancos” për t’i kundërpërgjigjur parisienëve, apo PSG do të mposhtë përsëri kryeqytetasit spanjoll.