Lajme

Pas lajmit për vizitën në Mitrovicë, Musliu i reagon Osmanit: Ta merr mendja e ka pasë të ndalume me shku në vendlindje të vet e gëzuemja

04/14/2022 13:07
nga:Q R

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, i ka reaguar Presidentes Vjosa Osmani, e cila do ta vizitojë sot Mitrovicën.

Përmes një video-mesazhi që ka postuar në Facebook, shefja e shtetit tha se po rikthehet në vendin e lindjes.

Pas kësaj deklarate, Musliu ka thënë se bazuar në këtë deklaratë, dikush mund të mendojë se Osmani e ka pasur të ndaluar që të shkojë në vendlindje.

“Po rikthehem në vendlindje…Ta merr mendja e ka pasë të ndalume me shku në vendlindje të vet e gëzuemja”, ka shkruar Musliu në Instagram.