Showtime

Pas kutisë së Pandorës, reagon Adriana: “Arjola ka hyrë vetëm për këtë dëshirë në ‘BBV’”

01/30/2022 17:18
nga:Donika Fetahu

Aktorja nga Tropoja, Arjola Demiri, spektaklin e kaluar kishte radhën që ta hapte kutinë e Pandorës, kjo kuti të vendos mes një zgjedhje, në mënyrë që të përfitosh një surprizë, të duhet të kalosh një “sfidë” në bazë të asaj që “Vëllau i Madh” vendos.

Surpriza që përmbante kutia ishte një udhëtim për në ‘Disney Land’, të Parisit, së bashku me fëmijët e saj, por Arjola nuk pranoi ta hapte atë, shkruan GazetaBlic.

Ndërkohë që aktorja tregoi se dëshira e saj ishte që të prezantonte “Portokalli”-në, bashkë me Salsano Rrapin dhe Fjoralba Ponarin.

Vendimi për refuzimin e kutisë u komentua mjaft shumë jashtë duke e cilësuar atë si jo të guximshme për marrjen e vendimeve.

Për këtë gjë ka reaguar deputetja dhe aktorja e njohur Adriana Matoshi, e cila u shpreh se ajo nuk e hapi kutinë e Pandorës sepse nuk ishte ajo dëshira që ajo kishte.

“Arjola ka një dëshirë të vetme dhe është fut në Big Brother vetëm për atë. Kur e ka parë se nuk është ajo, nuk ka dashur që ta hapë”, u shpreh mikesha e Arjolës, Adriana./GazetaBlic/