Showtime

Pas krisjes me Beatrix, ish-banorja VIP e thotë troç: “Donaldi nuk heq dorë nga Bora”

12/27/2021 19:28
nga:Donika Fetahu

Donald dhe Trixa janë i vetmi çift brenda “BBV” dhe dyshja më e komentuar momentalisht,  por një krisje po ndodh mes dyshes dhe sipas Trixës “fajin” e ka Donaldi i cili nuk i kushton vëmendje si dikur.

Gazetarja dhe ish-banorja e “Big Brother VIP”, Paloma ka qenë e ftuar në emisionin “Glamour Zone”, ajo u pyet rreth trekëndëshit “Bora-Donald-Beatrix”, ku nuk hezitoi fare dhe e shprehi mendimin e saj, shkruan GazetaBlic.

“Sipas teje, cili mendon ti se do të dalë më i lënduari?”, ishte pyetja që i’u parashtrua Palomës, dhe sipas saj Donaldi nuk heq dorë nga ish e dashura e tij Bora Zemani.

“Nuk e besoj që ai do të heqë dorë kollaj nga Bora. Qofsha e gabuar, por ka një qasje shumë të madhe me atë vajzë. Nuk e di si do të vazhdojnë gjërat sepse janë shumë të çuditshme, besuam njëherë një dashuri të madhe, pastaj tha ‘pres diçka.Sepse është shume i çuditshëm, njëherë thotë kështu, njëherë ashtu. Me atë që kam kuptuar deri tani, me duket i paqëndrueshëm si natyrë”, ishin fjalët e ish-banorës së “Big Brother Vip”./GazetaBlic/