Lajme

Pas Klan Kosovës, pushteti pezullon certifikata të pesë biznesve të tjera

07/31/2023 13:00
nga:N M

Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK) ka pezulluar certifikatat e pesë bizneseve, nën supozimin se janë regjistruar në kundërshtim me ligjin.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Industrisë, Ndërmarrjes dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Pas pezullimit të certifikatës së biznesit të mediumit Klan Kosova, ministrja Hajdari tha se ARBK-ja ka filluar sot hapat administrativ ndaj pesë bizneseve.

“Mes 660 dosjeve të rishqyrtuara, 48 sosh kanë rezultuar me emërtime kundërkushtetuese, duke e paraqitur Kosovën si pjesë të Serbisë. Menjëherë pas pranimit të raportit të Komisionit, ARBK ka filluar sot hapat administrativ të parashikuar me ligj, duke nxjerrë vendime për shfuqizimin e certifikatave të 5 bizneseve, në mes të 48 prej tyre me emërtime antikushtetuese”, ka thënë Hajdari.

“Këto 5 biznese, në dokumentacionin e pronarëve apo përfaqësuesve të autorizuar, kanë përmbajtje antikushtetuese si në vijim: “Gnjilane – Serbi”; “Pristina – Serbi”; “Djakovica – Serbi”; “Kosovska Mitrovica – Serbi”, ka thënë ajo.

“Ditëve në vijim, pritet që ARBK të vazhdoj me nxjerrjen e vendimeve edhe ndaj bizneseve të tjera të cilat e kanë kryer shkeljen e njëjtë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, tha ministrja.

Haradinaj thotë se vendi është në rrezik, kërkon sërish mbështetje për mocionin