Sporti

Pas kartonit të kuq, të gjithë kundër Xhakës: Atij nuk i punon truri

08/28/2021 23:37
nga:E K

Ndeshja kundër Manchester City-t ishte për tu harruar për Granit Xhakën. Skuadra e Arsenal u mund me shifrat 5-0, por përveç kësaj disfate të rëndë, londinezët u “tradhëtuan” nga Granit Xhaka që u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 35-të dhe la të tijtë me një lojtar më pak përreth një orë lojë deri në fund.

Një ndërhyrje e rëndë në gjysmëfushën e londinezëve, në mënyrë tërësisht të pakuptimtë, i kushtoi shtrenjtë mesfushorit me origjinë shqiptare, i cili përfundoi në qendër të kritikave.

Piers Morgan, personaliteti televiziv shkruajti në rrjetet sociale: Xhakës nuk i punon më truri.

Një nga komentet më të rënda ishte ai i gazetarit Rik Sharma, i cili shkruan në Twitter: “Xhaka me të vërtetë ka një gur në kokë në vend të trurit”.

/GazetaBlic Sport/