Lajme

Pas kanosjes ndaj prokurorit të Prokurorisë Speciale, vjen reagimi nga zyrja e kryeprokurorit të shtetit

04/14/2021 14:17
nga:M K

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit reagon lidhur me kanosjen ndaj prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Naim Abazi, e cila vjen si rrjedhojë e veprimeve të ndërmarra nga ai gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare si prokuror.

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit njofton opinionin se kanosja ndaj prokurorit Abazi është duke u trajtuar me prioritet dhe seriozitet të lartë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë në mënyrë që kërcënuesi sa më parë ta marrë dënimin e merituar.

Më këtë rast, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit qëndron afër të gjithë prokurorëve duke iu ofruar mbështetjen e plotë për punën dhe përkushtimin e tyre në ushtrimin e funksionit kushtetues dhe ligjor në hetimin dhe ndjekjen e të gjithë kryeseve të veprave penale, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Po ashtu, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, siguron opinionin dhe qytetarët se kërcënimet ndaj prokurorëve nuk do t’i zmbrapsin asnjë hap dhe në asnjë mënyrë përpjekjet tona të vazhdueshme për forcimin e shtetit ligjor.

LEXO EDHE:

Ndalohet personi i cili kanosi prokurorin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës