Lajme

Pas Kaçanikut, Shtimes e Fushë Kosovës Abdixhiku shkon në Hajvali premton 1.5 miliardë euro investime në Kryeqytet

05/29/2026 22:11
nga:Y I

Kandidati për Kryeministër nga LDK-ja, Lumir Abdixhiku, pas tubimit në Hajvali të Prishtinës tha se atmosfera ishte flakë, me entuziazëm, energji e pritje të mirë.

Nga ky tubim ai u zotua për investime 1.5 miliardë euro në Kryeqytet.

“Sonte, u zotuam edhe për 1.5 miliardë euro investime në Kryeqytet; për infrastrukturë moderne, mësim tërëditor, shëndetësi më të mirë dhe projekte që e bëjnë jetën më të dinjitetshme për secilin qytetar të Prishtinës’’ ka shkruar Abdixhiku.