Tre lojtarë kyç të Liverpool mund të ndjekin rrugën Jurgen Klopp dhe të largohen nga Liverpool.
Klopp bëri njoftimin tronditës të premten se do të largohet nga Liverpool në fund të sezonit pas nëntë vitesh në krye, përcjell GazetaBlic Sport.
Ka ardhur si një goditje e madhe për tifozët e Liverpool-it, të cilët e adhurojnë gjermanin pasi fitoi Premier League, Champions League, FA Cup dhe Carabao Cup gjatë kohës së tij në krye.
Por ai mund të mos jetë i vetmi që mund të largohet nga Anfield së shpejti, sipas ‘TalkSport’.
Tre futbollistë kyç në skuadër: Virgil van Dijk, Mohamed Salah dhe Trent Alexander-Arnold do të shohin që kontratat e tyre të skadojnë në vitin 2025.
Dhe kjo mund të shënojë fundin për të tre, të cilët janë kthyer në superyje nën drejtimin e Klopp.
/GazetaBlic Sport/