Super lojtari i Bayern Munich, Joshua Kimmich do të mungojë edhe të paktën një muaj për shkak të problemeve shëndetësore.
Kimmich u infektua me COVID-19 para disa ditësh, teksa është akoma në izolim, shkruan GazetaBlic Sport.
Problemet për të tashmë s’kanë të ndalur, pasi sipas mediave ndërkombëtare, ai ka probleme me mushkëri dhe do të mungojë akoma.
Sipas mediumeve, Kimmich do të jetë jashtë fushave të paktën deri në janar të vitit 2022.
Vlen të potencohet se ai nuk ka luajtur për Bayernin që nga 6 nëntori.
/GazetaBlic Sport


