Showtime

Pas Indisë, Rihanna shihet në Itali me ASAP Rockyn

03/04/2024 15:38
nga:N K

Rihanna dhe ASAP Rocky kanë udhëtuar drejt Italisë.

Çifti është parë në aeroport teksa morën rrugë për në Milano.

Rihanna ishte veshur me një kostum të butë ngjyrë hiri, të kombinuar me një shall blu dhe syze dielli, ndërsa i dashuri i saj, një këmishë me pantallona të zi.

Pak ditë më parë, Rihanna ishte në Indi ku performoi live në festën e dasmës së Anant Ambanit dhe Radhika Merchant.

Për ata që nuk e dinë, babai i Anant, Mukesh Ambani është personi më i pasur në Azi dhe ka një pasuri neto prej 114 miliardë dollarësh.