Sporti

Pas humbjes nga Prishtina jep dorëheqje kryesia e tifogrupit të Llapit, “Legjendat”

04/07/2022 19:54
nga:E K

Kryesia e tifogrupit të Llapit, “Legjendat” ka dhënë dorëheqje pas humbjes së sotme nga Prishtina.

Llapi pësoi humbje në kuadër të gjysmëfinaleve të Kupës së Kosovës me rezultat 2-1, shkruan GazetaBlic Sport.

Lajmin e kanë bërë të ditur në faqen e tyre në Facebook tifogrupi kosovar.

Në njoftimin e postuar në Facebook thuhet se arsyet e këtij veprimi janë personale.

/GazetaBlic Sport.