Sporti

Pas humbjes nga Liverpool, Fred pranon mijëra mesazhe abuzive racore

05/14/2021 10:06
nga:E K

Manchester United dhe Liverpool zhvilluan dje derbin më të madh anglez në kuadër të javës së 35’të të Premierligës.

Manchester United u mposht në ‘Old Trafford’ nga rivali i tyre më i madh me rezultat 2-4, shkruan GazetaBlic Sport.

Fred kishte filluar takimin nga minuta e parë e takimit dhe u zëvendësua nga Greenwood kur rezultati ishte 1-3.

Pas humbjes nga rivali i tyre më i madh, fansat e United kanë nisur sulmet racore ndaj lojtarit të klubit nga Manchesteri, Fred.

Ai në një postim që kishte bërë më parë në Instagram u sulmua në bazë racore duke pranuar sharje dhe ’emoji majmunësh’.

/GazetaBlic Sport.