Pas ish-presidentit të Kosovës, edhe ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i është vazhduar paraburgimi nga Specialja.
Vendimi është nxjerrë nga kryetari i Trupit Gjykues, Charles Smith.
Me këtë rast, i është dhënë afat Prokurorisë që parashtresat për rishikimin tjetër të paraburgimit t’i dërgojë deri më 27 prill.



