Cult

Pas gjyqit të famshëm, Johnny Depp dhe avokatja e tij shihen bashkë në Pragë

07/16/2022 16:53
nga:G C

Kanë kaluar gati gjashtë javë që nga përfundimi i seancës gjyqësore të Johnny Depp me ish-partneren e tij Amber Heard.

Me ndihmën e avokates së tij, Camille Vasquez, Johnny Depp arriti ta fitojë gjyqin.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale që tashmë është bërë virale ata shihen në Pragë. Depp është në turne në Evropë me kitaristin dhe mikun e vjetër Jeff Beck dhe dukej i emocionuar kur dalloi Vasquez në audiencë.

Në video shfaqet avokatja 38-vjeçare që prezanton Depp me të dashurin e saj të përfolur, Edward Owen. Të dy ata shtrëngojnë duart dhe përqafohen.

Pas gjyqit, Vasquez fitoi audiencën e saj, madje u përfolën për lidhje me Depp. Përpjekjet e saj u vlerësuan shumë nga fansat e aktorit. Për më tepër, sipas një raportimi të “Ëashington Post” ajo po merr një mori ofertash si nga shumë studio ligjore që e duan atë në stafin e tyre, ashtu edhe nga rrjetet kryesore televizive që e shohin atë si një yll.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Haley Toumaian (@robandhaley)