Presidentja Vjosa Osmani pas Gjermanisë do të udhëtojë për në ShBA ku do të marr pjesë në mbledhjen e 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Kështu ka bërë të ditur Shefi i Stafit të presidentes, Blerim Vela përmes një shkrimi në Twitter.
“Java e presidentes Vjosa Osmani nisi me pritjen e një delegacioni të Emirateve të Bashkuara Arabe, është duke vazhduar me një vizitë zyrtare në Gjermani dhe në fundjavë do të udhëtojë për në Nju Jork për mbledhjen e 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Kosova është duke i rivitalizon marrëdhëniet e saj me aleatët”, ka shkruar Vela.
President @VjosaOsmaniPRKS’s week started with hosting a delegation of the United Arab Emirates, it is continuing with an official visit to #Germany, and at the weekend will be travelling to New York for the #UNGA76. #Kosovo is reenergizing its relations with allies!
??????
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) September 14, 2021
Kujtojmë se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të ketë një vizitë dy ditore në Gjermani.
Gjatë vizitës në Gjermani, Osmani përveç takimit me homologun Steinmeier, do të takohet edhe me ministrin e jashtëm Heiko Maas.