Lajme

“Pas fitores së LVV-së në 3/4 e komunave të Kosovës, interesimi im është vetem tek konventa politike e listës Guxo”

10/19/2021 19:01
nga:Q R

Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj, ka komentuar rezultatin e LVV-së, në zgjedhjet e  17 tetorit.

Ai përmes një postimi në ‘Facebook’ ka ironizuar me LVV-në, duke thënë se ‘Pas fitores së LV-së në 3/4 e komunave të Kosovës, interesimi im është vetem tek konventa politike e listës Guxo’, përcjell Gazeta Blic.

Zogaj rezultatin e dobët të LVV-së e cilëson si ngjarje të vitit.

Postimi i plotë:

Pas fitores se LV-se ne tri te katertat e (3/4) e komunave te Kosoves, interesimi im eshte vetem tek konventa politike e listes Guxo. Cfare vendimesh do te merren aty? Sa pretendent per kryetar partie do te kete? Orientimi ideologjik i saj? Si dhe cfare do te jete balancimi i pushtetit ne mes LV dhe Guxo? Me nje fjale, kur edhe kjo ngjarje te ndodh, nuk kemi cfare kerkojme me shume nga ky vit ?