Lajme

Pas festës së Bajramit kosovarët kthehen në vendet e tyre të punës, radhë të gjata në kufi

05/15/2021 16:22
nga:Y I

Shumë mërgimtarë erdhën në Kosovë për festën e Fitër Bajramit, e mëngjesi i së shtunës i bashkoi në pikën kufitare të Merdarës.

Ata tregojnë se kësaj radhe e kishin më të lehtë ardhjen në Kosovë, pasi shtetet prej nga vijnë u kërkojnë vetëm testin PCR.

Por pikërisht për shkak të masave anti covid, një pjesë e tyre nuk kishin udhëtuar prej më tepër se një viti, ndërsa pjesa tjerë pas udhëtimeve ishin karantinuar.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar kjo pikë kufitare që ndanë Kosovën me Serbinë ishte më e frekuentuara.

Kolona ishte e gjatë deri në mbi një kilometër, ndërsa pritjet ishin deri në një orë e dyzet minuta.

Përveç me vetura, mbi 22 mijë bashkatdhetar kanë ardhur gjatë këtyre ditëve të muajit maj përmes linjave ajrore.

Vetëm gjatë së mërkurës ishin realizuar 50 fluturime.