Me ardhjen e Xavi në krye të Barcelonës, skuadra Blaugrana fillon të përgatisë ndryshime në skuadër.
Sipas ‘Marca‘, Ferran Torres është një nga objektivat e identifikuar tashmë nga trajneri i ri dhe klubi spanjoll dëshiron të transferojë spanjollin në Camp Nou, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Barcelona ka shtuar presionin për blerjen e Torres.
Gjithashtu Torres është i hapur për kalimin në “Camp Nou”, por marrëveshja mes dy klubeve nga ana financiare vazhdon të mbetet problemi kryesor.
/GazetaBlic Sport/


