Lajme

Pas dy muajsh, lajmërohet në polici i dyshuari për vrasje në tentativë

12/07/2022 15:10
nga:N M

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar një 32 vjeçar për veprën penale vrasje në tentativë që kishte ndodhur para dy muajsh në lagjen Kodra e Trimave, raporton Gazeta Blic.

Sipas policisë i dyshuari është vetë dorëzuar në polici.

Njoftimi i plotë:

Pas një pune intenzive hetimore, Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, ka arritë që të identifikoj,personin e dyshuar lidhur me rastin vrasje në tentativë.
Rasti ka ndodhë me datën 06.10.2022 në lagjen Kodra e trimave në Prishtinë.
Kërkimet e vazhdueshme për arrestimin e tij, nga ana e policisë dhe ftesat për paraqitje, kanë bërë që personi i dyshuar, -G.B, mashkull 32 vjeç, sot të paraqitet në polici.
Pas intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës, personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.

Shtyrja e zgjedhjeve në Veri, vjen lajmi i fundit nga Presidenca