Aston Villa nuk e ka nisur mirë sezonin, pasi ka vetëm 9 pikë në vendin e 16’të në Premierligë.
Trajneri i Aston Villas, Steven Gerrard thotë se skuadra po përmirësohet, teksa ai personalisht dëshiron t’i tregojë të gjithëve se mund ta ruaj pozicionin e tij në krye të ekipit anglez, përcjell GazetaBlic Sport.
“Dua t’u tregoj të gjithëve se mund të përmirësoj pozicionin tim”, tha fillimisht Gerrard.
“Unë jam këtu për të luftuar dhe udhëhequr çdo minutë të çdo dite dhe kam besim dhe besim të plotë në veten time se mund ta kthej këtë situatë”, përfundoi ai.
Aston Villa luan nesër ndaj Fulham në udhëtim.
/GazetaBlic Sport


