Sporti

Pas dështimit të transferimit të Mbappe, Reali ka 200 milionë në dispozicion për merkaton e verës

05/23/2022 19:54
nga:E K

Futbollisti francez Kylian Mbappe ka vendosur të mbetet lojtar i PSG-së.

Edhe pse shkruhej se ai do të transferohej te Real Madrid, PSG i ofroi atij një shumë të madhe parash, gjoja një pagë prej 50 milionë euro në sezon dhe 100 milionë euro bonus për nënshkrimin, përcjell GazetaBlic Sport.

Nëse ai nuk do të kishte rënë dakord për këtë, Real Madridi do ta kishte sjellë atë pa kompensim, sepse kontrata e tij me klubin francez kishte skaduar.

Sipas gazetës së njohur spanjolle Marca, klubi mbretëror kishte planifikuar të shpenzonte rreth 200 milionë euro për transferimin, bonuset dhe pagën e Mbappes.

Këto para tani liderët e Realit duhet t’i ridrejtojnë për të blerë lojtarë që mund ta zëvendësojnë Mbappe me dinjitet. Ka dy alternativa ndaj francezit në sulm.

Anësori i madh i Milanit, Rafael Leao, ka një stil të ngjashëm loje si Mbappe, ai është një driblues dhe krijues i rrezikshëm dhe arsyeja kryesore pse Milani fitoi titullin e Italisë këtë sezon.

Një tjetër opsion është Darwin Nunez, një sulmues i Benfica-s, i cili ka një sezon në të cilin ka shënuar 34 gola. Sipas Marca, Real synon të blejë edhe mesfushorin e Monacos, Aurelien Tchouameni.

/GazetaBlic Sport.