Lajme

Pas denoncimit në SPAK, reagon Kryemadhi: Edhe seksin të kisha ndryshuar nuk do të kisha shpenzuar aq!

09/15/2022 22:46
nga:G B

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka reaguar lidhur me akuzat e ngritura ndaj saj në SPAK se ka shpenzuar rreth 286 mijë USD për operacione plastike.

E pyetur në Opinion rreth këtij fakti Kryemadhi u shpreh:

“Edhe seksin të kisha ndërruar, nuk do kisha paguar aq. Ju jeni një çun tirone e dini shumë mirë që nuk kushton asnjë përmbajtje në atë vlerë parash. Tani edhe Kardashian të jesh nuk kushton aq para.’