Lajme

Pas dënimit të Sali Mustafës, Lushtaku: Presidentja qëndron me UÇK-në apo me Vuçiqin dhe Serbinë Barbare?

12/16/2022 20:52
nga:Y I

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ka reaguar pas dënimit me 26 vite burg nga Gjykata Speciale për Sali Mustafën.

Lushtaku përmes një postimi në facebook shkruan se aktgjykimi dënues i Gjykatës Speciale, i shpallur sot ndaj Mustafës,  vërteton “Padrejtësinë Speciale” ndaj luftës për mbrojtjen e pragut të shtëpive.

Lushtaku tha se kryeministri Kurti shkroi ca fjalë për rastin dhe UÇK-në, por jo edhe presidentja Osmani.

“Si qytetar por edhe si përfaqësues i popullit, dua të dijë, nëse Presidentja qëndron me UÇK-në apo më Vuçiqin dhe Serbinë Barbare?” shkruan Lushtaku raporton Gazeta Blic.

Reagimi i plotë: