Këngëtari i njohur, Majk ishte i ftuar gjatë puntatës së fundit të “Zemër Luana”. Ai u vendos përballë një loje mes artistash ku bëri dhe disa deklarata të forta për ta.
Gjatë sfidës së “Paintball”, Majk u pyet se cili nga artistët në foto “duhet të mbledhë rrobat dhe të largohet nga repi” dhe ai qëlloi foton e Don Xhonit.
Por kujtojmë se gjatë lojës artisti u shpreh se këto deklarata nuk duhen të merren për bazë nga këngëtarët pasi nuk ka asgjë personale me ta dhe në fakt ashtu është.



