Showtime

Pas daljes nga burgu, Fero i përkushtohet fesë, ka një mesazh dhe për Arbenitën

08/06/2023 11:58
nga:G C

Fero është liruar nga paraburgimi para afatit prej 30 ditësh të shqiptuar nga instancat gjyqësore pas akuzave të (ish)-gruas së tij, Arbenita Ismajli.

E me t’u rikthyer janë disa detaje që kanë rënë në sy të ndjekësve. Tani Fero duket se i është përkushtuar shumë fesë.

Ai ka publikuar fotografi nga xhamia ku shkruan “Asnjëherë s’kam qenë më i lumtur”, teksa është shfaqur edhe duke dëgjuar ilahi.

Me një postim në Instastory duket se i ka dhënë një mesazh edhe Arbenitës. Ai ka publikuar videon e hoxhë Shefqet Krasniqi, i cili flet për shembullin e gruas.

“Këto e kanë mësuar Pejgamberi ka qenë shembull për gratë e veta, por edhe gratë kanë qenë shembull të mirë te Pejgamberi. Shihe edhe ti veten, mos më shih vetëm mua. Ti kërkon nga unë të jem i nivelit të Pejgamberit, e ti a je nivel të Aishes?”, thotë hoxha në videon e publikuar nga Fero.