Showtime

Pas daljes nga Big Brother VIP Albania, Olta paralajmëron diçka të jashtëzakonshme

04/25/2023 23:30
nga:G B

Për afër 100 ditë në shtëpi të Big Brother VIP Albania, banorja Olta Gixhari ka qenë njëra prej VIP-ve më të përfolur në këtë shtëpi

Olta Gixhari vazhdon të jetë njëri prej personaliteve femra më të përfolura nga Big Brother Albania VIP këtë vit, pas Kiara Titos, derisa ajo u largua me vetëdëshirë nga shtëpia pas 98 dite.

Ndërkohë, që sot ka dhënë një intervistë në Wake Up, Olta ka postuar një set fotografish ku shihet në shoqërinë e stilistit të njohur kosovar, Valdrin Sahiti.

“Mos prisni sjellje të zakonshme…nga njerëz të jashtëzakonshem…!! Jemi në tranzit ?”, ka shkruar ndër të tjera Olta poshtë këtyre fotografive.